Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas tensioneve në KZAZ, reagon policia: 12 persona të arrestuar, 20 të shpallur në kërkim!

Pas tensioneve në KZAZ, reagon policia: 12 persona të arrestuar, 20 të shpallur në kërkim!
June 20
08:12 2019

12 të arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë. Është ky bilanci i përplasjeve të regjistruar ditën e sotme në KZAZ-të e vendit, ku kërkohej lirimi i ambjenteve në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Në një dalje për mediat sipas Ballkanweb, Zv/drejtoresha e Pergjithshme e Policise se Shtetit Drejtuese e Larte Aida Hajnaj, u shpreh se Në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake.

Hajnaj tha se akuza e ngritur ndaj të arrestuarëve është “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik./blitz.al/

Komento
Shperndaje