Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas takimit me Bashën, Meta takon Ramën në Kryeministri

Pas takimit me Bashën, Meta takon Ramën në Kryeministri
June 13
09:45 2016

Një ditë pas zhvillimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i Kuvendit i ka shkuar Ramës në Kryeministri. Takimi me kryedemokratin nuk pati ndonjë konkluzion përfundimtar, megjithatë fjala “dështim” nuk u përmend.

Kreu i LSI-së deklaroi se qëllimi i tij është zhvillimi i një procesi të hapur, transparent dhe konsensual që garanton standardet e e reformës në drejtësi. “Unë jam këtu për t’ju siguruar se do të bëj çdo gjë në orët dhe minutat që vijnë për të garantuar se ky do të jetë një proces i suksesshëm. Nuk jam këtu për të patur paragjykime të nxituara”, tha kreu i Kuvendit, deklarata e të cilit kishte ngjashmëri me atë të Bashës kur iu referuan Komisionit të Venecias që e cilësuan si qendrën e gravitetit të konsensusit.

Ditën e sotme, kryeparlamentari ka shkuar në Kryeministri për të diskutuar me kryeministrin Edi Rama lidhur me negociatat zhvilluar së fundmi për reformën në drejtësi. Ai shoqërohet nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe nga shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.