Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Tahirit e Selamit, edhe Roshi ankimon në Kushtetuese

Pas Tahirit e Selamit, edhe Roshi ankimon në Kushtetuese
January 09
14:20 2017

Edhe ish-kreu i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese për të rimarrë postin që kishte, pasi ai u pushua nga puna me vendim të kreut të qeverisë, Rama, pas konkluzioneve të KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Roshi është i treti në radhë që ka bërë ankimimin pas dy ish-deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

Avokati i Roshit, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, tha se vendimi për pushimin e klientit të tij është antikushtetues.

“Kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën Shqiptare. Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese”,- tha Sollaku.

Më tej Sollaku tha se mohimi i të drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është shkatërrim i kësaj të drejte, pra nuk është kufizim, por mohim total. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje