Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas sulmit në Mal të Zi, blindohet Ambasada Amerikane në Tiranë

Pas sulmit në Mal të Zi, blindohet Ambasada Amerikane në Tiranë
February 22
16:53 2018

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare. Ka patur shtim të masave të sigurisë edhe në ambasadën amerikane në Tiranë.  Një person hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, në orët e para të ditës së sotme e më pas hodhi veten në erë.

Policia në Podgoricë ka identifikuar Dalibor Jaukoviç, 43 vjeç si autor të sulmit.

Sipas “BalkanWeb”  ka një numër të shtuar të efektivëve të policisë që bëjnë shërbim 24 orë non stop pranë ambasadës.

Sipas policisë ky është një protokoll që zbatohet gjithmonë në rastet kur ndodh një sulm në rajon.
Por numri i efektivëve dallohet qartë nga një monitorim pranë selisë së ambasadës amerikane në rrugën e Elbasanit ku qëndrojnë në gatishmëri. Ndërkohë burime nga policia thanë se po vlerësohet çdo informacion. Nën vëzhgim po mbahen edhe ambasadat e tjera në vend.

Komento
Shperndaje