Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Shqipërisë edhe në Serbi priten protesta masive!

Pas Shqipërisë edhe në Serbi priten protesta masive!
April 13
08:54 2019

Jo vetëm në Shqipëri, por ditën e sotme priten protesta masive antiqeveritare edhe në Serbi. Demonstruesit kanë marshuar për herë të 18-të në rrugë duke kundërshtuar mënyrën e qeverisjes.

Sipas Ballkanweb, autoritetet serbe i druhen faktit se protesta e sotme mund të ketë përplasje, pasi edhe partia në pushtet ka thirrur tubime paralele.
Disa mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestat antiqeveritare në kryeqytetin serb. Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe aleanca opozitare politike kanë përsëritur kritikat ndaj qeverisjes së presidentit Vuçiç

Krahas pakënaqësisë mbi sistemin e qeverisjes, qytetarët në Beograd dhe në qytetet të tjera kërkojnë gjithashtu zgjedhje të ndershme, por edhe krijimin e një baze ligjore dhe morale për një media të lirë e të pavarur nga presionet politike./blitz.al/

Komento
Shperndaje