Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas shkatërrimit të parlamentit, myslimanët Shia në Irak ngrejnë tenda në zonën e palejuar

Pas shkatërrimit të parlamentit, myslimanët Shia në Irak ngrejnë tenda në zonën e palejuar
May 01
12:10 2016

Qindra suportues të përfaqësuesit më të lartë fetar të myslimanëve Shia, kanë ngritur tenda në zonën e jashtme të parlamentit, një ditë pasi ata e sulmuan këtë të fundit.

Ata rrëzuan “Zonën Jeshile” (ku ndalohet kalimi) dhe u futën Brenda ndërtesave qeveritare pas javëve të tëra me protesta. Në Irak, është ngritur alarmi i emergjencave civile.

Kjo përplasje vjen si pasojë e një mosbalancimi nëpërmjet kantidatëve qeveritarë dhe përfaqësuesve të feve si dhe korrupsionit të cilin myslimanët Shia, nuk e pranojnë.

Kryeministri Haider al-Abadi ka lajmëruar demostruesit të largohen nga zaptimi i zonave të ndaluara për të kaluar e qendruar dhe të protestojnë aty ku është e lejueshme me ligj.

Si pasojë e trazirave, nuk janë lejuar hyrje të njerëzve të tjerë në qytet.

 

Shperndaje