Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas protestave, Turqia tërhiqet nga ligji që ligjëronte përdhunimin

Pas protestave, Turqia tërhiqet nga ligji që ligjëronte përdhunimin
November 22
15:02 2016

Një paketë e paprecedentë ligjore pritej të kalonte ditën e djeshme në parlamentin turk. Në të theksohej se meshkujt që kishin përdhunuar vajza minorene do të liroheshin nga akuzat nëse do të martoheshin me vajzën e dhunuar.

Një amendament i tillë ka shkaktuar debate të forta në Turqi dhe protesta mbarëpopullore, për shkak të së cilave ligji është rikthyer për t’u shqyrtuar nga e para.

Kritikët e ligjit thanë se një ligj i tillë do të ligjëronte përdhunimin dhe do të inkurajonte persona perversë për të kryer akte të tilla, duke u martuar me vajza nën moshë.

Ligji u kundërshtua nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Turqi, si dhe ato jashtë, përfshi dhe Organizatën Botërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje