Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas përmbytjeve, Shqipëria rrezikohet nga rrëshqitjet e dheut

Pas përmbytjeve, Shqipëria rrezikohet nga rrëshqitjet e dheut
March 17
20:21 2018

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24. Ai ka dhënë alarmin për situatën e krijuar nga rrëshqitjet e dheut, sidomos në fshatin Dardhë të Pukës, i cili është shpallur i pabanueshëm.

Pas përmbytjeve, rrëshqitjet janë një fenomen i ri që po rrezikojnë Shqipërinë.

“Fenomeni i rrëshqitjes është shumë i rrezikshëm dhe pas përmbytjeve konsiderohet si një ndër fenomenet më shqetësues në Shqipëri, që vjen për shkak të gjeo-dinamikës së tokës.

Kemi 35 vende që janë shfaqur rrëshqitje masive në Shqipëri, afër rrugëve, qendrave të banuara, 3 janë vetëm në Gjirokastër, situata është shumë kërcënuese. Raporti e ka nxjerrë atë vend të pabanueshëm, iu ka dërguar mjetet e domosdoshme për të banuar, çadra, tenda.”- ka thënë Prençi./Blitz.al/

Shperndaje