Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, flet për herë të parë Saimir Tahiri

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, flet për herë të parë Saimir Tahiri
October 24
13:23 2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë konferencës së sotme për shtyp ka komentuar edhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit u shpreh se Saimir Tahiri është tashmë deputet i lirë, jashtë forumit të PS.

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, tha kryeministri Rama.

Tahiri u shpreh se nuk ndihej aspak i surprizuar nga ky vendim dhe se një gjë e tillë ishte normale.

“Nuk kam koment, nuk e quaj surprizë, është normale që PS të mbajë një qëndrim në këtë rast. Unë e kam të vërtetën me veten time. Unë kam vlera në PS, të cilat nuk m’i përjashton dot njeri,” tha ai.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje