Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas përdhunimit të së miturës, 49 vjeçari tenton të trafikojë një tjetër vajzë

Pas përdhunimit të së miturës, 49 vjeçari tenton të trafikojë një tjetër vajzë
December 14
09:27 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një 49 vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 13 vjeçare dhe ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për prostitucion.

Arrestimi i shtetasit është bërë gjatë tentativës së tij për trafikim dhe materialet i kanë kaluar menjëherë Prkurorisë së RRethit Gjyqësor Berat.

Njoftimi i Policisë

Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.

Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:

A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal./Blitz.al/

Shperndaje