Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas masës “arrest shtëpie”, Saimir Tahiri paraqet në Gjykatën e Krimeve të Rënda argumentet kundër akuzave ndaj tij

Pas masës “arrest shtëpie”, Saimir Tahiri paraqet në Gjykatën e Krimeve të Rënda argumentet kundër akuzave ndaj tij
May 15
11:57 2018

Pas masës së sigurisë me arrest shtëpie ndaj akuzave që iu bënë në lidhje me grupin e Habilajve, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ndodhet edhe në këto momente, për rivlerësim të masës së sigurisë.

Ai ka paraqitur argumentet kundër akuzës së tij, duke u shprehur se prokurorët e çështjes kanë abuzuar me faktet. Në lidhje me bizhuteritë që thuhet se u blenë 5 mijë euro, Tahiri ka thënë se letër-porosia nuk e saktëson kush i ka blerë ato. Por prokurorët e çështjes janë kundërpërgjigjur duke thënë se Saimr Tahiri ka udhëtuar me skaf në Greqi dhe është ndërhyrë në sistemin TIMS-s për hyrjet dhe daljet e tij. Ish-ministri ka replikuar edhe me gjykatësin, duke i drejtuar atij pyetje herë pas here.

Seanca vijon prej një ore e gjysmë…

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje