Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas letrës së Metës vjen përgjigja e Bushatit: Procesi është kompleks, ndaj kërkon…

Pas letrës së Metës vjen përgjigja e Bushatit: Procesi është kompleks, ndaj kërkon…
February 20
17:00 2018

Pas letrës së Presidentit Meta në lidhje me marrëveshjen e detit ka ardhur përgjigja e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Ai është shprehur që kjo është një çështje që kërkon qetësi dhe maturi dhe bisedimet me Presidentin do të vazhdojnë ende.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme

Në përgjigje të intersimit të mediave, zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizimit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale.

Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj  kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje