Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas largimit të kreut të FSHP-së Elez Gjoza, peshëngritësit protestojnë: “Gjozën nuk duhet ta zëvendësojë Gudar Beqiraj, duam zgjedhje të parakohshme!”

Pas largimit të kreut të FSHP-së Elez Gjoza, peshëngritësit protestojnë: “Gjozën nuk duhet ta zëvendësojë Gudar Beqiraj, duam zgjedhje të parakohshme!”
January 20
12:47 2018

Pak ditë më parë peshëngritësja Romela Bega është përfshirë sërish në skandalin e dopingut. Menjëherë pas kësaj, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen si një detyrim moral.

Një ditë pas këtij vendimi, peshëngritësit janë ngritur në protestë. Ata janë mbledhur përpara dyerve të Federatës Ssqiptare të Peshëngritjes e kërkojnë zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri, duke mos pranuar që Gjozën ta zëvendësojë Gudar Beqiraj.

“Jemi të gjithë sportistët këtu dhe kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Të zgjidhet presidenti i ri që të organizojë kampionatin europian. S’ka lidhje Gudar Beqiraj të merret me këtë punë. Nuk është pronë private FSHP-ja, që ikën Gjoza ashtu dhe vjen Beqiraj. S’kanë lajmëruar njeri nëse jemi dakord apo jo me zëvendësuesin!” – janë shprehur peshëngritësit për mediat. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje