Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas kërkesës të Ramës për Sandër LLeshin, reagon Meta: “Dilitantët të lexojnë Kushtetutën!”

Pas kërkesës të Ramës për Sandër LLeshin, reagon Meta: “Dilitantët të lexojnë Kushtetutën!”
November 09
11:51 2018

Në një kohë kur mosdrektimi i Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm solli ‘përplasje’ mes Presidencës dhe Kryeministrisë, vjen një reagim nga Ilir Meta. Në një deklarate për mediat, sipas Ballaknëeb ai sugjeroi të gjithë ata që kanë të tjera mendime për këtë çështje, që të lexojnë Kushtetutën dhe të njohin kompetencat e Presidentit.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit.

Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim sepse në Kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim. A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e  presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë.”- tha Presidenti Meta./Blitz.al/

Komento
Shperndaje