Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Instagramit, dhe Facebook do të bëjë ndryshimin thelbësor në rrjetin e tij

Pas Instagramit, dhe Facebook do të bëjë ndryshimin thelbësor në rrjetin e tij
September 04
09:40 2019

Disa muaj më parë, Instagram testoi risinë që dëshiron të sjellë: të fshehë numrin e pëlqimeve në foto. Ndryshimi është aplikuar në 7 vende përfshirë Kanadanë dhe Brazilin, dhe tashmë shihen vetëm disa emra të miqve të përbashkët që kanë pëlqyer fotot.

Të njëjtën risi duket se do të sjellë edhe Facebook, në mënyrë që të mbrojë përdoruesit nga xhelozia dhe ulja e vetëvlerësimit. Inxhinierja Jane Manchun Wong vuri re se rrjeti social po krijon prototipin e pëlqimeve të fshehura në aplikacionin e tij në Android. Më pas, vetë Facebook ka konfirmuar për “TechCrunch” që po e konsideron si mundësi, por nuk është ende e aplikueshme te përdoruesit. Kompania nuk ka bërë publike asnjë shifër apo raport mbi testimin, pasi mendohet se nëse ky ndryshim ul përdorimin e aplikacionit apo fitimet nga reklamat, ata mund të mos e vazhdojnë më tej.

Me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale, të gjithë po ndërgjegjësohen për ndikimin e tyre. Kështu të gjitha aplikacionet po mundohen të krijojnë një mjedis të shëndetshëm ku përdoruesit janë “të lirë” të postojnë gjërat që duan pa u prekur nga komplekset, krahasimet apo ndikime negative emocionale. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje