Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas infarktit në zemër, Iker Casillas merr mendimin e rëndësishëm për karrierën e tij

Pas infarktit në zemër, Iker Casillas merr mendimin e rëndësishëm për karrierën e tij
May 18
09:02 2019
  1. Pas frikës së madhe, Iker Casillas merr edhe vendimin më të rëndësishëm, duke i dhënë fund karrierës së tij. Pritet vetëm zyrtarizimi, por në Portugali janë të sigurt se portieri do të tërhiqet nga futbolli i luajtur për të nisur një tjetër aventurë si zyrtar në klubin e Portos. Spanjolli 38-vjeçar pësoi një infarkt gjatë seancës stërvitore me skuadrën e tij, duke rrezikuar seriozisht jetën. Për fatin e tij të mirë, pas operacionit Casillas iu kthye normalitetit, por gjithsesi nuk preferon të “luajë me zjarrin”.

Për këtë arsye portieri ka vendosur të tërhiqet. E përditëshmja sportive portugeze “O’Jogo” zbulon se këtë vendim portieri do ta njoftojë ditët e ardhshme në një konferencë për mediat. Gjithsesi. Iker Casillas nuk ka ndërmend të largohet nga Portugalia. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat luzitane, portieri spanjoll më fitues në histori ka vendosur bashkë me drejtuesit e Portos se imazhi dhe eksperienca e tij ndërkombëtare do të ishte një vlerë e shtuar në një rol drejtues.

Komento
Shperndaje