Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas humbjes së Xhuljeta Çunit flasin miqtë e saj: “Ishte tip i mbyllur, nuk fliste për jetën private…”

Pas humbjes së Xhuljeta Çunit flasin miqtë e saj: “Ishte tip i mbyllur, nuk fliste për jetën private…”
June 13
21:41 2018

Ditën e mërkurë, Xhuljeta Çuni, do të zhvillonte provimin e Matematikës, nëse Xhaferr Mata nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, më datë 8 qershor, teksa ishte nisur për t’u testuar në lëndën e Letërsisë, Xhuljeta Çuni humbi jeten pasi u vra nga ish i dashuri i saj Xhaferr Mata.
Pak ditë pas humbjes së saj, miqtë e 19 vjeçares kanë folur pêr Top Channel.
“Xhuljeta ishte një nga njerëzit më gazmorë të klasës, ishte ajo që na ndihmonte gjithmonë për të arritur objektivin tonë për një notë të mirë. Ka qenë një ndër vajzat më të dashura. Po kërkonte një uniformë për diplomimin dhe mbrëmjen e maturës, ku nuk do të arrijë dot që të marrë pjesë”, thonë shoqet e saj.
Por, sa i takon jetës së saj personale, shoqet thonë se Xhuljeta ishte natyrë e mbyllur dhe se nuk fliste për marrëdhëniet me djemtë. Vajzat thonë se gjithçka që dinin për të lidhej vetëm me shkollën.
“Nëse do e dinim ndoshta do të bënim diçka, por tani është vonë”, thonë ata.
Ndërkohë, lidhur me hetimin që nisi për kallëzimin që Xhuljeta deponoi në komisariatin numër 3, reagoi edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili thotë se efektivët që trajtuan rastin nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore./blitz.al/

Komento
Shperndaje