Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas humbjes së djalit flet babai i Mario Majollarit: Nuk jemi ne autorët e vrasjes së dyfishtë në 2000

Pas humbjes së djalit flet babai i Mario Majollarit: Nuk jemi ne autorët e vrasjes së dyfishtë në 2000
April 15
16:46 2018

Babai i Mario Majollarit, Avni Majollari, i cili aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2000, mohon se ai dhe nipi i tij Endrit Majollari janë vrasësit e Ilir Gjuzit dhe Armando Nelajt.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Avni Majollarit, të datës 22.02.2006 të cilin TV KLAN e disponon ekskluzivisht evidentohen për herë të parë gjitha pretendimet e Avni Majollarit, për vrasjen e dyfishtë.
Në apelimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Majollari ngriti 5 pretendime se ai nuk është fajtor, si më poshtë:

1-Në gjykim janë lejuar shkelje të rënda proceduriale, pasi gjykimi është zhvilluar në mungesë e pa dijeni.
2-Nuk është realizuar mbrojtje me avokat në mënyrë të ligjshme, sepse avokati i caktuar kryesisht nuk ka bërë mbrojtje të kualifikuar.
3-Nuk është bërë asnjë hetim për të përcaktuar rolin e bashkëpunëtorëve, pasi janë xhaxha e nip dhe nuk ka bashkëpunim.
4-Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë datën 18.11.2000 si ditë ngjarje.
5-E vetmja provë është ajo se në të dy vrasjet janë gjendur 5 gëzhoja të qitura nga e njëjta armë, por kjo nuk do të thotë se jemi ne autorë.
Avni Majollari gjatë fazës së gjykimit në apel kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje