Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas humbjes flet Bashkim Fino: Kontestoj zgjedhjet do i drejtohem KAS dhe FIFA-s

Pas humbjes flet Bashkim Fino: Kontestoj zgjedhjet do i drejtohem KAS dhe FIFA-s
February 07
15:00 2018

Bashkim Fino ka uruar Armando Dukën për fitoren e mandatit të 5-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por pavarësisht kësaj, ai thotë se ky proces ishte i parregullt, pasi lista e anëtarëve duhet të ishte e pavarur. Duke folur për mediat, pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF, Fino tha se do ndjekë rrugën ligjore.

“Kur ke një listë të pandershme përpara nuk mund të pretendosh më tepër për të thyer rezultatin. Natyrisht që do ishte një garë më e fortë, nëse do shikohej platforma më e mirë. Por lista duhet të ishte e pavarur.
Realisht anëtarët e Asamblesë e ngritën çështjen e shoqatave. Por komisioni i vlerësimit lexoi një raport që e kishte bërë paraprakisht gati, përgjigjet që dhanë juristët këtu, treguan se kishte konflikt interesi.

Qëndrimi im nuk ka të bëjë me faktin nëse dua apo jo unë të jem president, por ky proces duhet të jetë i rregullt. Rezultati është i anëtarëve të asamblesë të cilët janë të certifikuar nga ky komitete të cilët ne i kundërshtojmë. Unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor. Gjithsesi unë i urova suksese Dukës. Kjo bëhet për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe jo për mua personalisht”, tha Fino.

/Blitz.al/

 

Shperndaje