Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Greqisë e Turqisë, tërmeti shkund Italinë

Pas Greqisë e Turqisë, tërmeti shkund Italinë
July 22
14:01 2017

Dje në orët e para të mëngjesit, një tërmet i fuqishëm 6.7 ballë ka goditur ishujt e Greqisë dhe Turqisë, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Por duket se tërmetet në Mesdhe nuk kanë të ndalur, sepse një tjetër tërmet është ndierë në Itali.

Nga informacionet që bëhen me dije nga mediat italiane, tërmeti është ndierë në Verona, Brescia dhe në rrethinat e tjera përreth dhe raportohet të jetë 3.6 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Crone-s në Brescia, por për fat të mirë deri tani ka vetëm pak dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

/Blitz.al/

Shperndaje