Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas eleminimit nga Europa League, Kukësi shkarkon për herë të dytë trajnerin Gjoka

Pas eleminimit nga Europa League, Kukësi shkarkon për herë të dytë trajnerin Gjoka
July 19
10:02 2019

Ernest Gjoka nuk do të jetë më trajner i KF Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur të ditur vetë faqja zyrtare e klubit verilindor mëngjesin e sotëm, duke u shprehur se prej rezultateve zhgënjyese Gjoka është shkarkuar. Edhe pse 49- vjeçari arriti të shpallë Kukësin nënkampion të Shqipërisë, duket se eleminimi në Europa League që në raundin e parë, i ka lënë një shije të hidhur presidentit Safet Gjici. I njohur për lëvizjet e tij të shpeshta të trajnerëve, Gjici duket se nuk e ka falur kësaj radhe Ernest Gjokën, trajneri i cili për herë të parë dhe të vetme në histori ja ka dalë të shpallë Kukësin kampion në vitin 2017.

Ky është shkarkimi i dytë tek Kukësi për Ernest Gjokën. Në shkarkimin e parë në 2017, Kukësi u eleminua nga kualifikueset e Champions League, vetëm sepse sulmuesi korat Pero Pejiç nuk shënoi një penallti në minutat e fundit, që do t’i jepte kualifikimin për në raundin tjetër. Gjici në atë kohë edhe pse vinte nga fitimi i kampionatit shqiptar, nuk e fali as Ernest Gjokën dhe as bomberin ballkanas. Edhe ky shkarkim i dytë ka ardhur një ditë pas eleminimit të Kukësit nga gara europiane.

Deklarata e KF Kukësit:

“Njoftim i Klubit!

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.

Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!”

Burimi: Shqiptarja.com

Komento
Shperndaje