Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas disa negociatave zbret nga vinçi Erjon Selimaj, jetimi që kërcënonte se do të vetëvritej

Pas disa negociatave zbret nga vinçi Erjon Selimaj, jetimi që kërcënonte se do të vetëvritej
October 18
17:28 2016

24-vjeçari Erjon Selimaj, i cili prej disa orësh ka qëndruar në majën e një vinçi duke kërcënuar se do të vetëvritej, ka zbritur pas disa negociatave me miq dhe të afërm.

Erjoni prej rreth 3 orësh kërcënonte se do të hidhej nga lartësia, duke thënë se shteti e ka braktisur, ndërsa ai kërkon që të punojë.

Erjon Selimaj komunikoi me të njohurin e tij, Artan Xhama, i cili e ka bindur për të zbritur nga vinçi. Sipas Artan Xhamës, Erjoni kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të hidhej nga vinçi, por të gjithë kishin menduar se po bënte shaka. Ndërkohë i riu ka lëvizur përgjatë hekurave, duke u ulur sërish në mes të vinçit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje