Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas disa muajsh në krye të bashkisë, befason kryetarja: “Nuk mund t’ju gënjej, jam transgjinore!”

Pas disa muajsh në krye të bashkisë, befason kryetarja: “Nuk mund t’ju gënjej, jam transgjinore!”
February 02
08:42 2017

Kryetarja e një qyteti të vogël në Teksas sapo ka shkruar historinë pasi ka rrëfyer për herë të parë se ajo është një transgjinore.

Jess Herbst është e para transgjinore që vendoset në pozita të larta shtetërore dhe pasi e ka mbajtur këtë pozicion për 7 muaj ajo u është drejtuar qytetarëve të qytetit të saj me një letër të hapur për t’u rrëfyer gjithçka.

“Si kryetarja juaj e bashkisë më duhet t’ju tregoj diçka që ka shumë vite që ka ndodhur. Unë jam transgjinore! Dy vite më parë, edhe me mbështetjen e gruas time, vajzave dhe disa të tjerëve unë fillova terapinë e ndryshimit të hormoneve. Në atë kohë nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të isha këtu sot, por ja tek jam. Shoqëria më në fund ka një shembull se seksi që ne mbajmë nuk thotë asgjë për çka jemi. Dhe këtu bëhet fjalë për identitet gjinor dhe jo për seksualitet. Unë e dua gruan time, ajo më do mua dhe nuk kam ndërmend ta lë ndonjëherë. Vajzat e mia më kanë mbështetur dhe janë krenare që unë bëra zgjedhjen që doja”, – është shprehur ajo.

Problemi i vetëm është që Teksasi është një vend me shumicë republikane, çka i bën personat e komunitetit LGBTQ të kenë një sfidë më vete tani që edhe kryetarja e tyre është një transgjinore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje