Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas dëshmisë në Prokurori, Basha mesazh Ramës: “PD, unë dhe shqiptarët jemi të vendosur për të…”

Pas dëshmisë në Prokurori, Basha mesazh Ramës: “PD, unë dhe shqiptarët jemi të vendosur për të…”
October 12
12:21 2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dëshmuar për afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen “Xhisiela”, dosje që ka trazuar politikën shqiptare. Basha u paraqit këtë te premte në Prokurori për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” e “fyerje”.

Pas dëshmisë, Lulzim Basha tha se thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, ndërsa kishte edhe një mesazh për Kryeministrin Edi Rama.

“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemi, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për çmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze” – tha Basha. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje