Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas dekretit të Ilir Metës, flet Elisa Spiropali: “Ky është akt brutal, do të nisim proçedurat e shkarkimit të Presidentit!”

Pas dekretit të Ilir Metës, flet Elisa Spiropali: “Ky është akt brutal, do të nisim proçedurat e shkarkimit të Presidentit!”
June 10
11:20 2019

Partia socialiste pritet të nisë procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Vendimi, pason dekretin e kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qeshorit.

Ballkanweb raporton se në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se të enjten Partia Socialiste do të zhvillojë një debat të gjerë në parlament rreth vendimit të Presidentit Ilir Meta për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor. Spiropali tha se do të vazhdojë procedura për të shkarkuar Metën.

“Patjetër që PS ka diskutuar për aktin brutal të Ilir Metës. PS ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat të gjerë parlamentar sesi Ilir Meta ka sulmuar republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në gjithë botën të quajtur republike, ç’dekretimin. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion dhe parlamenti do nisë procedurat e shkarkimit. Do nisë në seancën e së enjtes dhe është detyra jonë për të mbrojtur kushtetutën.

Sigurisht, do i takojë Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe ligji parashikon. Por kjo nuk na e heq të drejtën për të shkarkuar Ilir Metën.

Më 30 Qershor do të kemi zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. “-tha ajo./Blitz.al/

Share