Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Cesare-s, vdes edhe e ëma e Paolo Maldini-t

Pas Cesare-s, vdes edhe e ëma e Paolo Maldini-t
July 28
16:30 2016

Pak muaj pas vdekjes së të atit – legjendës Cesare Maldini, një tjetër fatkeqsi prek Paolo Maldinin dhe familjen e tij.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe e ëma e kapitenit historik të Milan-it, zonja Marisa Mazzucchelli.

Lajmi është bërë i ditur nga Luca Serafini, gazetari i njohur sportiv e njëkohësisht tifoz i Milan-it.

“E dashur Marisa Maldini. Nuk deshe ta lije për shumë kohë vetëm Cesare-n. Përqafoj Paolo-n dhe të gjithë vëllezërit e motrat e tij; një familje e madhe dhe e bukur!” – shkruan gazetari në Facebook. /Blitz.al/

Familja