Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas ceremonisë mortore të familjarëve, ndërron jetë nga dhimbja një tjetër anëtare e familjes Lala

Pas ceremonisë mortore të familjarëve, ndërron jetë nga dhimbja një tjetër anëtare e familjes Lala
December 02
10:48 2019

Një tjetër anëtare e familjes Lala është ndarë nga jeta tragjikisht.  Familja Lala me vendbanim në zonën e Kënetës në Durrës  humbi tetë anëtarë nga tërmeti i tmerrshëm.

Sipas Report Tv tragjedia brenda kësaj familjeje është thelluar. Pas ceremonisë mortore ku u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.

E moshuara ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës 79 vjeçe dhe nuk jetonte në vilën që u shemb nga tërmeti. Shpëtoi nga tërmeti por një ditë pas lëkundjeve të tmerrshme, pra të mërkurën, në momentin që ka marrë vesh që është shembur vila dhe ka zënë brenda anëtarët e familjes, i ka rënë infarkt nga dhimbja e madhe. E moshuara u dërgua në spital dhe u bë operacion.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.

 

Share