Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Brexit, ja ç’kanë bërë britanikët që kanë habitur stafin e Google

Pas Brexit, ja ç’kanë bërë britanikët që kanë habitur stafin e Google
June 27
19:46 2016

Të gjithë kanë folur këto ditë për votimin e britanikëve për t’u larguar nga BE, madje edhe vetë kryeministri David Cameron dha dorëheqjen pas fitores së kampit pro-largimit nga BE.

Megjithatë, pas këtyre lëvizjeve duket se gjërat nuk janë aq të thjeshta ndaj dhe më shumë se 3 milionë britanikë kanë vendosur të firmosin për zhvillimin e një referendumi të ri.

Stafi i Google ka pasqyruar sot diçka vërtet interesante për sa i përket kësaj teme dhe që mund të përdoret si një argument në favor të atyre që dëshirojnë që referendumi të mbahet edhe një herë tjetër. Sipas database-it të madh të Google është bërë me dije se vetëm 2 orë pas referendumit një përqindje e madhe e britanikëve kanë kërkuar në Google përgjigje për këto pyetje: “Çfarë është BE?”; “Çfarë benefitesh sjell anëtarësimi në BE?”; “A duhet të largohet një vend nga BE?”

Kjo do të thotë se shumë prej votuesve kanë dhënë përgjigjen e tyre në referendum duke mos pasur as njohuri bazike për atë që kanë zgjedhur. Mosinformimi dhe votimi kundrejt emocionit të momentit janë dhe argumentet kryesore që kampi kundër daljes së Britanisë nga BE po përdor për të bërë të mundur organizimin e një referendumi të dytë.

Komento
Shperndaje