Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas betimit në kuvend Kryeprokurorja e re niset me urgjencë drejt Shkodrës

Pas betimit në kuvend Kryeprokurorja e re niset me urgjencë drejt Shkodrës
December 18
15:35 2017

Ka kaluar vetëm një orë nga betimi  si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme dhe janë zbuluar disa detaje të tjera. Zonja Marku, e cila ka pak muaj që ka sjellë në jetë një fëmijë ka udhëtuar me urgjencë drejt Shkodrës, atje ku mësohet se ka edhe familjen.

Shkak për udhëtimin e menjëhershëm ka qënë pikërisht foshnja e porsalindur. 41-vjeçarja në kohën që është zgjedhur në krye të këtij institucioni të rëndësishëm ka qenë me leje lindje.

Mësohet gjithashtu se më herët gjatë karrierës së saj Arta Marku ka drejtuar Njësinë e Specializur Task Forcë, e emëruar në detyrë kur drejtues i Prokurorisë ishte Ulsi Manja.

Sa i përket karrierës ajo ka përfaqësuar shumë pak çështje në gjykatë.

Duke qenë se i përket brezit të parë të shkollës së Magjistraturës, zonja Marku konsiderohet ndër të paktat që mund të kandidonte në këtë post, të cilin e ka fituar duke siguruar votat e nevojshme në Parlament. /Blitz.al/

 

Shperndaje