Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas arrestimit të porositësit të vrasjes së Artan Cukut, reagon ministri Lleshaj!

Pas arrestimit të porositësit të vrasjes së Artan Cukut, reagon ministri Lleshaj!
December 31
16:12 2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionin për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut

Në një postim në Twitter ai shkruan se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.

Sipas Ballkanweb, ai gjithashtu paralajmëron se “Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”.

Statusi i plotë

“Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush

Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje