Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas arrestimit për protestën në Shkodër, lirohen pas dy orësh aktivistët e FRPD

Pas arrestimit për protestën në Shkodër, lirohen pas dy orësh aktivistët e FRPD
April 25
19:46 2018

Pas protestës që u zhvillua rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër, policia shoqëroi sot tre aktivistë nga radhët e FRPD-së.
Sipas Ballkanweb, Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër qëndruan për rreth dy orë në ambientet e komisariatit.
Po ashtu në komisariat shkuan edhe dy deputetët e PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja e Shkodrws Voltana Ademi, ndërsa kërkuan lirimin e aktivistëve./blitz.al/

Shperndaje