Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas arratisjes së Kryeministrit maqedonas, arrestohet ish ministri i Transportit

Pas arratisjes së Kryeministrit maqedonas, arrestohet ish ministri i Transportit
November 14
09:58 2018

Arrestohet ish-ministri i Transportit të Maqedonisë Mile Janakieski dhe ish-sekretari i qeverisë Kiril Bozinovski. Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës.

Sipas Ballkanweb, arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.

Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”, për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30. Mile Janakieski dje tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit.

Gruevski u arratis në Budapest dhe dje në një postim në “Facebook” shkruante se ka kërkuar azil në Hungari duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje