Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 5 vitesh Massimiliano Allegri do të largohet nga stoli i Juventus

Pas 5 vitesh Massimiliano Allegri do të largohet nga stoli i Juventus
May 17
16:57 2019

Massimiliano Allegri do të largohet nga stoli i Juventus në fund të këtij sezoni, pas 5 viteve si trajner i kulbit Italian.

Në një njoftim të postuar ditën e sotme në faqen zyrtare të kampionëve të Italisë thuhej: “Massimiliano Allegri nuk do të jetë në stolin e Juventus sezonin e ardhshëm. Tekniku dhe presidenti, Andrea Agnelli, do dalin një një konferencë për shtyp ditën e nesërme, për të thënë më shumë për këtë vendim.

Juventus e siguroi titullin e kampionti të Italisë para 4 javëve dhe i kanë mbetur ende dhe dy ndeshje për të mbyllur sezonin 2018-2019, me Atalantën dhe Sampdoria-n.

Gjithsesi ky sezon është konsideruar si zhgënjyes për “Zonjën e Vjetër”, të cilët nuk i ndihmoi dot as Cristiano Ronaldo, që të shkonin më shumë se në çerek-finalet e Champions League.

Allegri u vu në krye të stolit të Juventus në 2014-ën pas 4 viteve tek Milan, duke fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë dhe duke arritur dy herë në finalen e Champions League dy herë, në vitin 2015-ën dhe 2017-ën. Si pasardhës i tij përflitet ish-trajneri i klubit, Antonio Conte. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje