Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 20 vitesh në TV Klan, Blendi Fevziu dhe “Opinion” shkojnë në Top Channel?

Pas 20 vitesh në TV Klan, Blendi Fevziu dhe “Opinion” shkojnë në Top Channel?
May 30
12:09 2018

Opinion është një ndër emisionet më të ndjekura në vend, ku gazetari/moderatori Blendi Fevziu trajton tema nga më të ndryshmet duke nisur nga socialet, politika e deri tek kronika e zezë.

Jemi mësuar prej 20 vitesh të shohim Fevziun në TV Klan, por mesa duket nuk do ta shohim edhe për shumë gjatë aty. Shkak i kësaj janë bërë problemet me administratorin e televizionit Aleksandër Frangaj.

Sipas gazetës Tema shkruhet se fërkimet mes Frangajt dhe Fevziut janë shfaqur në disa prej intervistave të gazetarit ku ka treguar ofertat e reja dhe është shprehur i pakënqur për anashkalimet që mund ti ketë bërë  Aleksandër Frangaj nga influenca për pushtet.

Me shkuarjen e Ben Blushit tek Top Channel, Fevziu duket se ndjehet më  i sigurtë në hapin e tij. Ai do të jetë në prime time nga e hëna në të enjte dhe mund të ketë një kontratë më të shtrenjtë se TV Klan./Blitz.al/

Komento
Shperndaje