Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partneret lesbike shpallen fajtore për torturimin dhe vrasjen e 2-vjeçarit

Partneret lesbike shpallen fajtore për torturimin dhe vrasjen e 2-vjeçarit
June 02
13:32 2016

Pas bujës që shkaktoi në Britaninë e Madhe lajmi i torturimit dhe vrasjes së një 2-vjeçari nga e ëma dhe partnerja e saj, gjykata ka marrë së fundmi vendimin për to. Fee Nyomi, 28 vjeçe, dhe partnerja e saj, Rachel Trelfa, 31 vjeçe, janë shpallur fajtore për vrasjen e 2-vjeçarit Liam dhe torturat e kryera ndaj fëmijës 7-vjeçar, të cilin e kanë fajësuar për vdekjen e foshnjës.

Liam pësoi një shpërthim në zemër pas dëmtimeve të shumta. Ai ishte viktimë edhe e neglizhencës së shërbimit social. Abuzimet ndaj dy djemve përfshijnë mbajtjen në dhoma të errëta, me gjarpërinj dhe minj, ngrënie e jashtëqitjeve të qenit, privim të ushqimit dhe dhunë e vazhdueshme. 30 plagë u gjetën në trupin e pajetë të të miturit, përfshirë këtu gërvishtje në kokë, lëndime në këmbë dhe në zonën gjenitale.

Rachel dhe Tarifa Nyomi arritën të bindnin punonjësit e shërbimit social se 2-vjeçari ishte me autizëm, duke justifikuar kështu shkëputjen e tij nga bota e jashtme. Mësohet se përpara se ai të vdiste, çifti i lesbikeve kishte kërkuar në “Google” për morfinë për fëmijët. Pas vdekjes së 2-vjeçarit më 22 mars 2014, dy lesbiket kërcënuan 7-vjeçarin se do t’i prisnin organin gjenital në rast se nuk merrte përsipër fajin.

Pas 7 javësh proces gjyqësor dhe dhjetë orë diskutimesh nga ana e jurisë, në seancën e fundit çifti i lesbikeve është dënuar me burgim, masë ndëshkuese që do ta vuajnë në burgje të ndryshme. Me shpalljen e vendimit, babai i 2-vjeçarit, Joseph Johnson, 33 vjeç, kishte shpërthyer në lot. Ai ishte i martuar prej 7 vitesh me Rachel Trelfa dhe pas divorcit, kjo e fundit ishte lidhur me një femër.

 

Etiketimet
Shperndaje