Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partizanit i prishet festa pas fitores, merr flakë autobusi i tifozëve

Partizanit i prishet festa pas fitores, merr flakë autobusi i tifozëve
August 19
09:55 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas fitores së Partizanit në Superkupën shqiptare kundër Kukësit.  Autobusi që transportonte tifozët e Partizanit pas suksesit në Superkupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.

Autobusi i tifozëve të ekipit kryeqytetas ka marrë flakë, në dalje të tunelit të Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, ku mësohet se në autobus kishte edhe 30 pasagjerë.

Një person ka mbetur i lënduar, por jo për shkak të flakëve, por pasi teksa po tentonte që të largohej me shpejtësi, ka marrë dëmtime në këmbë.

Paraprakisht raportohet se shkak është bërë një defekt teknik në autobusin që po vinte nga Elbasani drejt Tiranës me targa AA 739 GM.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në kontroll flakët e zjarrit, por automjeti është shkrumbuar totalisht.

Komento
Shperndaje