Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partia Socialiste në fushatë me David Guetta dhe Zara Larsson

Partia Socialiste në fushatë me David Guetta dhe Zara Larsson
April 30
09:03 2017

Siç ndodh çdo 4 vite që kryhen zgjedhjet në vend, PS ka zgjedhur këngën që do ta shoqërojë gjatë fushatës këtë vit. Ka qenë vetë kryeministri ai që e ka zbuluar përmes një statusi para pak minutash. Bëhet fjalë për “This One’s for You Albania” bashkëpunimin me Dj të njohur David Guetta dhe këngëtares Zara Larsson, kënga zyrtare e EURO 2016.

“Ju uroj një të diel të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të fitores 2017.

Shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge fantastike do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj.”, shkruan Rama në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje