Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partia Demokrate emëron Hillary Clinton, kandidate për presidente të SHBA-ve

Partia Demokrate emëron Hillary Clinton, kandidate për presidente të SHBA-ve
June 07
09:54 2016

Hillary Clinton ka arritur të sigurojë emërimin e Partisë Demokrate si kandidate në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen në SHBA. Pas fitores në zgjedhjet paraprake në Puerto Riko dhe mbështetjes së super-delegatëve, ajo ka arritur numrin e përcaktuar të kandidatëve, plot 2.383. Super-delegatët janë pjesëtarë të partisë që zotohen të mbështesin një kandidat përpara zhvillimit të konventës.

Clinton  është e nominuara e parë femër e një partie të madhe politike në SHBA. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga AP, kandidatja Hillary Clinton tha “Ne jemi në prag të një momenti historik, por ka ende punë për të bërë”. Gjatë kësaj të marte, Partia Demokrate do të zhvillojë zgjedhjet paraprake në Kaliforni, Montana, Nju Meksiko, Nju Xhersi, në Dakotën e Veriut dhe atë të Jugut.

Etiketimet
Shperndaje