Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parlamenti Europian voton për të “përzënë” Turqinë nga negociatat

Parlamenti Europian voton për të “përzënë” Turqinë nga negociatat
November 24
12:34 2016

Parlamenti Europian ka votuar për të “përjashtuar” Turqinë nga procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Përjashtimi është i përkohshëm, deri në një moment të dytë, dhe do të varet shumë nga qëndrimi i mëtejshëm i Turqisë kryesisht mbi respektimin e të drejtave të njeriut në vend.

Vendimi vjen pas paralajmërimeve të shpeshta të kohëve të fundit nga autoritetet europiane, të cilat kanë vënë alarmin për ato që po ndodhin në Turqi, veçanërisht pas puçit ushtarak të kryer verën e këtij viti, pas të cilit ka pasur një seri problemesh me të drejtat e njeriut në Turqi.

Që prej puçit ushtarak në Turqi nga një grup ushtarak rebel ka pasur mijëra arrestime jo vetëm në rangje të larta ushtarësh, por në të gjitha profesionet, si shkrimtarë, gazetarë, juristë e persona të dyshuar si nxitës të destabilitetit në Turqi.

Gjithashtu janë mbyllur një sërë gazetash opozitare, që akuzoheshin si përkrahëse të puçit ushtarak me shkrimet e tyre.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje