Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parku Rinia nuk do të duket më kështu! Erion Veliaj zbulon projektin e transformimit

Parku Rinia nuk do të duket më kështu! Erion Veliaj zbulon projektin e transformimit
July 18
20:06 2019

Tirana po transformohet dhe po bëhet më e bukur e më funksionale për qytetarët. Ndryshimi i radhës ka të bëjë me një hapësirë tejet të dashur për Tiranën: parkun Rinia. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar nisjen e projektit të transformimit të parkut.

Sic ishte premtuar gjatë fushatës elektorale, ky segment do të përfshijë hapësira të reja për çdo grupmoshë dhe do sigurojë një ambient argëtues.

“Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. 🚜🌳🚧 U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët. 👫👴🏻👵🏻🐾🐶”, shkruan Veliaj në Facebook, teksa e shoqëron dhe me fotot e projektit të ri, ku vihet re relievi i ndryshëm në sipërfaqe të caktuara që synon të nxitë aktivitetin fizik te fëmijët./Blitz.al/

Komento
Shperndaje