Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parku i Lojërave tek Liqeni, Nishani: Do të hetohet nga ekspertët ndërkombëtarë

Parku i Lojërave tek Liqeni, Nishani: Do të hetohet nga ekspertët ndërkombëtarë
October 07
16:00 2016

Gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues të AKIP dhe qytetarë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, bëri të ditur se përfaqësues të Konventës sëAarhusit, ekspertë ndërkombëtarë, do të hetojnë çështjen e ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.

“Konventa e Aarhusit “do të sjellë në Tiranë një grup ekspertësh fakt-mbledhës për  çështjen e ndërtimit të këndit të lojërave pranë Liqenit Artificial,”, bëri të ditur presidenti, i cili bëri të ditur se një grup ekspertësh do të vizitojnë Tiranën në javët në vazhdim.

Kërkesa e Kreut të Lartë të Shtetit për një hetim ndërkombëtar në zbatim të Konventës së Aarhusit, daton që prej muajit Maj.

Kjo konventë u mundëson qytetarëve të informohen dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes për çështje që kanë ndikim në mjedis dhe detyron institucionet shtetërore të përmbushin këtë të drejtë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje