Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parisi ndalon përfundimisht “drynet e dashurisë” nëpër ura

May 01
11:54 2016

Nisja e punës për heqjen e dryneve ekzistuese

Nisja e punës për heqjen e dryneve ekzistuese
Picture 1 of 3

Në qytetin e dashurisë, çiftet gjithnjë kanë patur dëshirën të simbolizojnë dashurinë e tyre duke vendosur një dryn me një çelës unik, në një urë përgjatë lumit Senë.

Autoritet franceze, që prej gushtit të 2014 kanë lajmëruar se të gjitha këto dryne do të hiqen sepse janë bërë rrezik për rrëzimin e urës si pasojë e peshës së rëndë. Mirëpo, duket se ende çiftet e dashuruar që vizitojnë Parisin nga gjithë bota, kanë anashkaluar këtë thirrje dhe kanë vazhduar të vendosin drynet e tyre.

Per të mos lejuar më këtë, instancat përkatëse kanë marrë një vendim për të mos lejuar përgjithmonë këtë veprim të të dashuruarve. Hekurat e urave do të ndryshojnë dhe do ndërtohen në mënyrë të atillë që vendosja e dryneve të bëhet e pamundur.

Duket se edhe qytetarët francezë janë dakord me këtë nismë të autoriteteve lokale pasi ata e kanë përkrahur këtë të fundit nëpër rrjete sociale.

Komento