Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paris, pranga një 15-vjeçari dhe 5 sirianëve të dyshuar për sulme terroriste

Paris, pranga një 15-vjeçari dhe 5 sirianëve të dyshuar për sulme terroriste
September 14
16:28 2016

Policia franceze ka vënë në pranga një adoleshent 15-vjeçar që dyshohet se do të kryente sulme terroriste. I lindur në shtator 2001, i riu dyshohet se mbante kontakte me xhihadistin francez, Rachid Kassim. Ky i fundit akuzohet si ideatori i një sërë sulmesh.

Në pranga kanë rënë edhe pesë sirianë të armatosur pas dyshimeve se ishin në kërkim të blerjes së kallashnikovëve. Ata u ndoqën nga policia pas bisedës që zhvilluan në një restorant latin ku folën për një shumë prej 600 eurosh.

Ky operacion i policisë franceze është konfirmuar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme në Francë, Bernard Cazeneuve, i cili u shpreh se puna po vazhdon me intensitet të lartë për të identifikuar ata persona të dyshuar për kryerje sulmesh terroriste. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje