Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi i Shemsi Prençit: “Vendi mund të përballet me tërmete si në 1967-n”

Parashikimi i Shemsi Prençit: “Vendi mund të përballet me tërmete si në 1967-n”
August 10
16:00 2017

Zjarret prej disa ditësh po shkrumbojnë vendin, por duket se një tjetër rrezik mund t’i avitet vendit tonë.

Tërmetet!

Të paktën kështu ka paralajmëruar kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi gjatë një komunikimi me mediat.

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm. Së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara.

Duke llogaritur tërmetet e vitit ’67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit,  kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja,  por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017-n dhe në fillim të 2018-s siç parashikohet dhe nga gjeoshkenca”,- u shpreh Prençi.

Në Shqipëri janë regjistruar disa tërmete, por më i rëndi është ai i vitit 1967 në Librazhd dhe Dibër.

Në këtë zonë në vitin 1967 është regjistruar tërmeti me fuqi 6.6 ballë, që solli shkatërrime të mëdha.

Nga tërmeti u shkatërruan 177 fshatra, humbën jetën 12 persona dhe 174 të tjerë u plagosën.

Toka u ça në gjatësi mbi 10 kilometra, ndërsa pati zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.

/Blitz.al/

Shperndaje