Blitz

 Breaking News

Parashikimi i motit/ Sot priten reshjet e para të dëborës

Parashikimi i motit/ Sot priten reshjet e para të dëborës
December 03
12:26 2019

Meteoalb njofton se dita e sotme do të sjellë vranësira të mëdha dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Parashikohet që në një pjesë e madhe e vendit tonë të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat veriore dhe veri-lindore priten sot reshjet e para të dëborës. Megjithatë orët e vona të pasdites dhe darka do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat sot do të luhaten nga -1 gradë celsius në zonat malore deri në 15 gradë celsius në zonat bregdetare.

Share