Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parashikimi i motit, rikthehet shiu. Shihni kohën përpara se të planifikoni diçka në fundjavë

Parashikimi i motit, rikthehet shiu. Shihni kohën përpara se të planifikoni diçka në fundjavë
July 16
19:38 2018

Mbi vendin tonë vazhdon të mbajë mot i kthjellët, ndërsa sipas parashikimit të  Meteoalb nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore dhe pjesërisht në qendër. Pjesa e dytë e javës dhe kryesisht fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave të cilat do kalojnë 36°C.

 

Moti në vijim sipas Meteoalb: Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër. Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.

Komento
Shperndaje