Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Parashikimi i motit për javën që vjen, vranësira dhe rrebeshe shiu

Parashikimi i motit për javën që vjen, vranësira dhe rrebeshe shiu
December 08
11:04 2019

Java që vjen, parashikohet që të jetë e ndryshueshme përsa i përket motit.

Të hënën, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës dhe parashikohen të zgjasin deri në mesditë. Në jugperëndim këto reshje do të marrin karakter rrebeshesh.

Situata do të vazhdojë të jetë e tillë dhe të martën, ndërkohë që ditën e mërkurë pritet të ketë ndryshime. Vetëm për një ditë, pra në mesin e javës, do të kemi mot të kthjellët dhe pa reshje shiu.

Dita e enjte i rikthen vranësirat dhe reshjet e shiut, për të zgjatur më pas deri në fundjavë.  Pra bëhuni gati për një javë të paqëndueshme./Blitz.al/

Share