Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paraolimpike 2016, Google shënjon fillimin e lojërave me një logo ndryshe

September 07
11:53 2016

...

Rio de Janeiro do të mirëpresë fillimin e Lojërave Paraolimpike që nisin më 7 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 18 shtator. Gjiganti Google ka ndryshuar logon për të dalluar këtë ditë të veçantë, një taktikë e zakonshme e  tij që përdor variacione të logos në nderim të ditëve të veçanta.

Animacionet e përzgjedhura përfshijnë disa figura vizatimore, që përfaqësojnë 22 ngjarje të ndryshme përfshirë notin, garat e karrigeve me rrota, futbollin etj. Ceremonia e turneut 11-ditor do të hapet nga kampioni 10 herë i garave kalorsiake, Lee Pearson, i cili u shpreh se ndihet i nderuar që do të valëvisë flamurin e Britanisë së Madhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike.

Sikundër u bë me dije pak kohë më parë, Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në Lojërat Paraolimpike, pavarësisht ankesës së depozituar. CAS vendosi të mbështesë vendimin e  Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) për të gjithë konkurrentët rusë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje