Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parandalohet një vrasje në Durrës, pranga 29-vjeçarit

Parandalohet një vrasje në Durrës, pranga 29-vjeçarit
August 25
13:34 2016

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, i cili rezulton se në bashkëpunim me një tjetër shtetas, planifikonte vrasjen e një personi dhe më pas djegien e automjetit të vjedhur. Është vënë në pranga shtetasi Alfred Skonja 29-vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë

Ndalimi I tij u bë pasi:

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi.

Ndalimi I tij u bë si rezultat I një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.

Shtetasi I ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.

Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat I përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016.

Automjeti I vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.

U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • automjeti tip Volsvagen me targa AA 029 MM SI DHE
  • sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje