Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parandalohet një sulm terrorist në Kanada, vritet i dyshuari

Parandalohet një sulm terrorist në Kanada, vritet i dyshuari
August 11
11:19 2016

Gjatë një operacioni anti-terrori, policia kanadeze ka ekzekutuar një të dyshuar për terrorizëm. Mediat vendase shkruajnë se policia ka bastisur banesën e tij në Strathroy, në jugperëndim të Torontos. I dyshuari, i identifikuar si Aaron Driver, 24 vjeç, ishte arrestuar një vit më parë për mbështetjen e shfaqur hapur ndaj Shtetit Islamik nëpër rrjetet sociale. Një zyrtar i lartë i policisë bëri me dije për “The Canadian Press” se i dyshuari kishte planifikuar një sulm me bombë në një zonë publike.

“Kjo është një çështje hetimi e cila është ende në proces. Momentalisht nuk mund të deklarojmë të dhëna të tjera”,- është shprehur ai. “CBC News” bën me dije se familja e të dyshuarit ka konfirmuar vdekjen e tij. Në konferencën për mediat, zyrtarë qeveritarë kanë deklaruar se i ekzekutuari dyshohej se do të përdorte një bombë të përgatitur vetë, për të shkaktuar viktima të shumta.

Aaron Driver, një mysliman i konvertuar, u arrestua në 2014-n për mbështetjen e shprehur ndaj ISIS në Twitter, duke përdorur pseudonimin Harun Abdourahman. Ai u mbajt fillimisht në paraburgim, më pas u lirua me kusht. Në muajin shkurt 2015, i ndaluari pranoi vendimin e gjykatës për të kufizuar aktivitetin e tij. Atij nuk iu lejua përdorimi i celularit, kompjuterit dhe i rrjeteve sociale,  me qëllim shmangien e ndonjë kontakti të mundshëm me grupet terroriste. Këto kushte skaduan në muajin dhjetor dhe ai nuk iu nënshtrua më asnjë vendimi gjyqësor. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje